Vendi
Kush i publikoi videot e përplasjes fizike mes Princ Lekës dhe Elia Zaharias? Reagon edhe Policia: Ne jo!
Pas reagimit nga Oborri Mbretëror Shqiptar, lidhur me videon e publikuar në media ku konfrontohen fizikisht Princ Leka dhe Elia Zaharia, ka ardhur dhe kundërpërgjigja e Policisë, e cila mohon që pamjet të kenë dalë nga efektivët e saj.
Reagimi i DVP Tiranë
Në lidhje me një reagim të bërë nga Oborri Mbretëror, ditën e sotme, ju informojmë se:
Nga ana jonë në lidhje me rastin janë kryer të gjitha veprimet e nevojshme procedurale, janë sekuestruar pamjet filmike, të cilat i janë përcjellë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Po kështu deklarojmë që kjo video nuk ka dalë nga strukturat e Policisë.