Life&Gossip

“Ku e ke burrin?”- Françeska s’ja lë mangut ndjekësit! “Thumbon çiftin Heidi-Romeo?

Françeska Murati vazhdon të jetë një ndër personazhet më të komentuar pas përfundimit të Big Brother Vip 3 dhe duket se ka plane të zhvendoset në Shqipëri. Ajo është angazhuar edhe në projekte televizive ku së fundmi e kemi parë në panelin e jurisë së “She’s On Top”.

Ish-banorja është shpesh aktive në rrjete sociale ku ndan me ndjekësit momente nga puna dhe përditshmëria me familjen në Shqipëri. Sot ajo ka vendosur t’u përgjigjet disa pyetjeve të tyre, ku nuk munguan dhe ato për partnerin e saj Ergysin.

Një nga pyetjet që ka tërhequr vëmendjen e ish-banores është edhe arsyeja pse ajo nuk e publikon imazhin e tij, ose janë ndarë.

Françeska u përgjigj se ka qenë zgjedhja e saj që familjen dhe veçanërisht partnerin mos ta ekspozojë në rrjete sociale siç bëjnë çifte të tjera për klikime. Kjo e fundit interpretohet si një thumb për çiftin Heidi-Romeo  të cilët nuk kanë patur marrëdhënie të mirë me të dhe së fundmi kanë ndarë shumë momente me njëri-tjetrin në rrjete sociale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button