“Kjo më bën mua fituese”- Për çfarë biseduan Heidi dhe Juli bashkë?
Julian Deda dhe Heidi Baci kanë diskutuar sot me njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ku shkak është bërë krisja e marrëdhënies së kësaj të fundit me Egla Cenon.
Aktori i njohur, i cili po dyshonte në lojën e banores, e pyeti këtë të fundit se pse pikërisht tani ajo i dha fund miqësisë me Eglën, në një kohë që Heidi atij ia ka prerë shkurt muhabetin kur kanë debatuar.
“Unë duroj se s’dua të zihem. Debati ndodh kur unë skam zgjedhje tjetër. Unë jam acaruar me të që kur përdorte Lidin”, tha Baci.
“Çfarë loje po bën Bac?” e pyeti Juli banoren, e cila u shpreh: “Është shumë më e cekët se kaq dhe kjo më bën mua fituese. Jo fituese e ‘Big Brother’ por në debat. Është thjeshtësia dhe cektësia sesi unë i bëj gjërat. Unë eci përpara duke parë e duke bërë”.
Pjesë nga diskutimi:
Heidi: Çfarë më bën do të përgjigjem
Juli: Pse s’je përgjigjur më përpara, vetëm sepse e ke pasur xhan?
Heidi: Po jam munduar që të sheshoj gjërat
Juli: Mos ja ke lënë ti hapësirën që t’ia përdorësh pastaj
Heidi: Unë duroj se s’dua të zihem. Debati ndodh kur unë s’kam zgjedhje tjetër. Unë jam acaruar me të që kur përdorte Lidin
Juli: Ke të drejtën tënde, por pse e ke ndarë me mua dhe jo me atë?
Heidi: Kështu e kam ndjerë sepse situatat janë ndryshe
Juli: Çfarë loje po bën Bac?
Heidi: Duhet të mendosh me pak
Juli: Unë s’mendoj fare për ty
Heidi: Është shumë më e cekët se kaq dhe kjo më bën mua fituese. Jo fituese e “Big Brother” por në debat. Është thjeshtësia dhe cektësia sesi unë i bëj gjërat. Unë eci përpara duke parë e duke bërë.