Life&Gossip

Këtyre 4 shenjave të horoskopit nuk duhet t’i merrni asnjëherë para borxh!

Le t’i sqarojmë gjërat pak nga fillimi. Nuk do t’ju japin hua, jo sepse janë dorështrënguar apo të çuditshëm, por sepse së pari nuk ju konsiderojnë personin apo familjen e tyre dhe së dyti sepse thjesht rrinë me ju dhe nuk jeni të afërt. Për ta ju jeni thjesht një i njohur dhe kështu do të përballen me ju. Ata nuk do të përziejnë paratë me një njeri të cilin thjesht e njohin.

DEMI

Demi nuk është një person që jep hua lehtë. Në fakt, ai nuk jep as sende hua. Ajo që është e tij është e tij dhe nuk e ndan. Në raste të veçanta që kanë të bëjnë me miqtë e ngushtë dhe familjarët, Demi do të ndihmojë dhe do të japë hua, por nëse nuk jeni personi i tij, atëherë mos u mundoni fare…

GAFORRJA

Gaforrja ka etiketën e koprraces, por gjërat nuk janë aq të thjeshta. Kur bëhet fjalë për familjarët, dijeni se Gaforrja do t’i japë dhe të brendshmet pa u menduar. Por kur ka të bëjë me njohje të thjeshta, atëherë gjëja ndryshon dhe Gaforrja bëhet shumë e kujdesshme me paratë e saj dhe mjaft e kursyer.

AKREPI

Dashuria e Akrepit me paratë është e njohur. Është shumë i kujdesshëm kur bëhet fjalë për paratë dhe në asnjë mënyrë nuk i shpërdoron dhe nuk i jep hua askujt pa arsye.

VIRGJËRESHA

Virgjëresha është gjithashtu shumë e kujdesshme në gjithçka që ka të bëjë me menaxhimin e saj financiar. Ajo nuk shpenzon para pa një arsye të mirë dhe nuk jep hua. Nuk do të kërkojë as hua, ta pranojmë. Ajo vendos kufijtë e saj…

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button