“Këto tre vite jam munduar të jem i drejtë”, Arbër Hajdari debaton me Riken: Sikur programi ka nisur sot…
Ori Nebiaj: Që ata ndahen në kampe është jonormale se aty i kanë aleancat. Të vetmit që e ndajnë është publiku kur dalin në nominim. Një nga analizat më të sakta është ajo e jetimrit5, që po tentojnë të bëjnë diferencën. Nuk kanë qenë të pakta rastet kur banorët në prime që kanë pasur momente agresive. Kanë kërkuar falje, për atë gjë që kanë bërë.
Arbër Hajdari: Flitet për mirësi, por nuk e mbaj mend ku ka qenë mirësia. Javën e kaluar kishim akuza edhe ofendime, por kjo është ajo që mbaj mend. Për cilën mirësi bëhet fjalë Rike?
Rike: Unë nuk kam përdorur duart, si kam thënë kurrë femrave ofendime, etj.
Arbër Hajdari: Po ajo pana?! (I hodhi pana në kokë Eglës pak ditë më parë)
Rike: Unë jam një njeri i mirë sepse nuk ofendoj njeri,. Përveç rastit kur kam qenë i nervozuar me Meritonin.
Arbër Hajdari: Këta sillen sikur programi ka nisur sot. Shiko rike, të jesh i sigurt që këto tre vite jam munduar të jem i drejtë. Kam treguar që pëlqyeshmëri ose njëanësi.
Rike: Unë jam prej mishi edhe gjaku. Normal që do të nxjerr ndonjë fjalë të keqe.
Arbër Hajdari: Ajo nuk është prej mishi edhe gjaku. Ty të tuat të duken mirë.