Vendi

Keni bërë plane për fundjavë? Njihuni më parë me parashikimin e motit për këtë të shtunë

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se dita e shtunë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Sipas SHMU moti parashikohet në të gjithë territorin me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare e kalimtare. Vranësirat do të shoqërohen me reshje të dobëta të izoluara shiu përgjatë maleve në orët e mesditës deri pasdite.

Era do të fryjë me drejtim  juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa në lugina, male e përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi 7-14 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button