Life&Gossip

“Kam menduar të vras veten”, aktorja e njohur rrëfehet para kryeministrit dhe flet për karrierën

Aktorja e njohur, Zamira Kita, në një rrëfim për Podkastin “Flasim” të kryeministrit Edi Rama, ka treguar për fillimet e karrierës dhe vështirësitë që ka pasur. Në një moment, ajo ka treguar se ka menduar të vrasë veten.

Zamira Kita: Kam bërë një film në ’86, sapo kisha mbaruar shkollën në ’85. Ma quajtën ikje pa leje… me Piro Milkanin filmi i parë, ai më çeli rrugën se mua deri atëherë nuk më merrnin në filma. Goditje e madhe, vuajtje e madhe. Unë në çdo moment goditesha. E morën vesh që bëra filmin. E mbarova filmin “Eja”. U dënova 6 muaj në bujqësi sepse ika nga puna dhe bëra filmin. Çfarë pune nuk kam bërë në bujqësi, kam bërë plitharë, kam qëruar fasule, qepë nga barërat e këqija. Jam kthyer në Teatër sepse nddoshta ju duhesha. Fillova të bëj estradë, krijova emrin tim dhe fillova të krijoj karaktere që ndoshta dhe sot kujtohen. Me aktorë si Aleko Prodani, Arben Dervishi. Fitova eksperiencë nga ta, filluan të më fusin nga pak në komedi, gjithmonë duke më luftuar. Isha gati për të dalë në shfaqje dhe vinin e shikonin shfaqjen e thoshin jo nuk do të jetë kjo. Në prova më hiqnin.

Edi Rama: Si i përjetoje këto? Qaje, i bije murit me kokë?

Zamira Kita: Qaja. Murit me kokë nuk i kam rënë, por që të vras veten më ka shkuar në mendje. Sidomos në emërimin në fshat, një nga goditjet më të mëdha. Sidomos pastaj në njohjen time me Benin. Kam luftuar shumë që sot unë mundem të vendos se dua të bëj atë që dua. Kemi vuajtur të dy. Pas 14 vitesh jemi martuar.

Edi Rama: Po dhe vjehrri sikur nuk të donte ty.

Zamira Kita: Po pse ma kujton. Ai e pati shumë të vështirë për faktin që isha aktore, jam 4 vjet më e madhe se Beni. Më pas ai donte, por karakteri i tij nuk e lejonte që të më fliste. Më pas ai ndërroi jetë pa më takuar kurrë. Ky është një nga pengjet e mi më të mëdhenj. Ai e kuptoi se sa e mirë isha unë për Benin, sa e doja, por ishte pak i vështirë në karakter.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button