Ju mpihen gjymtyrët, ja çfarë do të thotë për trupin tuaj..
Mpirja është ndjenja kur vështirë se mund të ndjeni diçka në një pjesë të trupit tuaj. Shumë herë ne e përshkruajmë këtë ndjesi si shpimi gjilpërash në lëkurë, shpesh në duar ose këmbë.
Cilat janë shkaqet e mpirjes në ekstremitete?
Presioni: Këpucët e ngushta ose qëndrimi ulur në këmbë mund të shkaktojnë mpirje ose ‘gjilpëra’. Problemi largohet kur presioni ulet.
Nervat e bllokuara: Një sëmundje e diskut ose problem i shpinës mund të ushtrojë presion mbi një nerv që fillon në shtyllën kurrizore, shkon poshtë këmbës dhe deri te gishtat e këmbëve. Një nerv i bllokuar në qafë mund të shkaktojë gjithashtu mpirje ose “gjilpëra” kudo nga qafa deri te duart dhe gishtat.
Diabeti: Diabeti mund të dëmtojë enët e vogla të gjakut që furnizojnë nervat në gishtat e duarve dhe këmbëve.
Alkooli: Pirja e tepërt e alkoolit mund të dëmtojë nervat.
Mungesa e vitaminës: Mungesa e vitaminës B12 është e zakonshme tek njerëzit shumë të moshuar, vegjetarianët dhe njerëzit me anemi pernicioze. Mungesa e vitaminës B12 shkakton anemi dhe dëmtime nervore.