Ja çfarë bëri Çiljeta Xhilaga kur humbi jetën gruaja e Albanit
Thonë se rastësia është mbreti i botës. Kështu duket të jetë edhe historia e lidhjes së dashurisë së Çiljetës dhe Albanit.
Këngëtarja e njohur ka zbuluar disa detaje nga jeta e saj në “Podcast” me Mira Kazhanin. Ajo ka rrëfyer momentin kur ka lexuar lajmin për ndarjen nga jeta të ish-bashkëshortes së Albanit, në kohën kur nuk e njihte fare atë.
“Kur ka ndodhur fatkeqësia në jetën e Albanit, nuk e njihja fare. Nuk merrja vesh fare nga sporti. Kur kam lexuar kam ndjerë dhimbje shpirtërore. Kam marrë një cigare në dorë. Kam thënë, po dal të pi një cigare për shpirtin e kësaj vajzës”, tha Çiljeta.
Artistja tha se një vit e gjysmë më pas ka njohur Albanin.
“Ia kam thënë edhe Albanit këtë gjë. Pas një viti e gjysmë Zoti na miksoi kështu rastësisht. Sikur ti ke shprehur një gjë nga dhimbja e shpirtit tënd dhe sikur Zoti e ka dëgjuar dhe ka thënë, po i bashkoj bashkë”