Lajme

Italiani i trëndafilave – Mes Toskanës e Portugalisë ai zgjodhi Krutjen e Lushnjes (Video)

Xhuzepe Bardaro (o. Giuseppe), një italian nga Toskana, ka 4 vjet që jeton në Krutje të Lushnjës. 

Ai ka vendosur te jetojë përgjithmonë në Shqipëri së bashku me gruan e tij, mes trëndafilave.

“Në Shqipëri erdhëm në 2020-ën dhe vendosëm të qëndrojmë në Krutje, sepse gruan e kam shqiptare. Këtu bëj fshatarin, kam kopshtin tim të trëndafilave, bëj vajin që përdoret për sëmundje, parfume etj. Jam i lumtur këtu,” shprehet italiani.

Ka mbi 3 mijë rrënjë trëndafila. Tani po bën vjeljen e atyre që përdor për prodhimin e vajit esencial. Ai ndihet i lumtur, sepse e ka realizuar ëndrrën e tij.

A i mungon Italia?

“Jo! Këtu kam gjithçka. Jam qytetar i lindur në Itali, por Italinë e kam këtu. Më pëlqen teksa shoh fëmijët që shkojnë në shkollë. Përshendetem me njerëzit e lagjes. Është shumë qetësi. Dy vjet e lashë shtepinë pa gardh dhe nuk kisha asnjë problem,” thotë Xhuzepja.

Sonila, bashkëshortja e italianit, ka te njejtin pasion. Endrrën që e nisën në Toskanë e materializuan në Krutje. Te dy rrisin tredafilat jo vetem për bukurinë e shpirtit, por edhe për shërimin e tij.

“Vendi këtu në Krutje është i përshtatshëm për pasionet që ai ka prej kur ishim në Itali. Ai do të jetë sa më në kontakt me natyrën,” shprehet Sonila Vogli.

Xhuzepe dhe Sonila thone se stacioni i tyre i fundit mbetet Shqipëria ose India./rtsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button