Ish-banori “sulmon” Ori Nebiajn: I dal maunes para nëse…
Pak ditë më parë Ori Nebijaj e cila ka qenë këtë vit për herë të parë në panelin e jurisë në “Big Brother Vip”, komentoi disa nga situatat më të bujshme që kanë ndodhur në shtëpinë më të famshme si dhe disa prej personazheve.
Për këta të fundit e ftuar në “Pardon my French”, Ori veçoi Rozën si banoren që i ka bërë më shumë “empati” pasi sipas saj dukej më e ngarkuar emocionalisht.
Lidhur me këtë koment, Bledi Mane e ka “sulmuar” opinionisten në një postim në “Instagram” ku shkruan se ajo as nuk ja di kuptimin fjalës “empati”, përndryshe do i dilte maunes para (shprehja që ka përdorur Roza pak ditë më parë pas fitores së Eglës).
“Në qoftë se Ori Nebiaj e di kuptimin e fjalës “empati” unë do i dal maunës para…”, shkruan ai në postimin në Instagram.