Lajme

IRONIA E FATIT/ Luajti rolin e personazhit me Alzheimer, aktorja e “The Notebook” diagnostikohet me po të njëjtën sëmundje

Ironike! Gena Rowlands, aktorja në filmin “The Notebook”, ku ka luajtur rolin e personazhit me Alzheimer, është diagnostikuar në moshën 94-vjeçare me po të njëjtën sëmundje.

Sëmundja e Alzheimerit, ose thjesht Alzheimer, është forma më e zakonshme e dementias. Kjo sëmundje e pakurueshme dhe degjenerative karakterizohet nga humbja progresive e neuroneve të trurit.

Këtë lajm e ka bërë publik djali i saj, Nick Cassavetes. Sipas tij aktorja ka “demencë të plotë”.

Cassavetes tha se në xhirime të dy folën shumë për këtë sëmundje, në mënyrë që të ishin sa më autentikë me të, dhe tani, për pesë vitet e fundit, ajo është diagnostikuar me Alzheimer.

“Ajo ka demencë të plotë. Është çmenduri! Ne e përjetuam, ajo luajti rolin dhe tani e ka edhe vetë”, u shpreh ai.

Gena ka një karrierë 70-vjeçare, është nominuar dy herë për çmimin “Oscar” dhe e ka fituar një çmim të tillë. Në filmin “The Notebook” ajo luan protagonisten Allie, por në versionin më të vjetër të personazhit që luhet nga Rachel McAdams.

Asokohe, në vitin 2004, Rowlands-i tregoi që e ka pasur të vështirë ta luante atë rol, sepse edhe e ëma i vuante nga po e njëjta sëmundje.

“Unë e kalova këtë me nënën time. Nëse Nicholas Sparks nuk do ta kishte bërë filmin, nuk mendoj se do t’ia kisha dalë. Është shumë e vështirë. Ishte një film i vështirë, por i mrekullueshëm.”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button