“Intrigante”/ Kunja për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: 100 paund se kam mamin sëmurë…
Divorci mes Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallakut duket se nuk po shkon shumë mirë. Dyshja ka nisur me dedikimet dhe kunjat në projektet e tyre muzikore. Por kjo e Kallakut është më “pikantja”. Ky i fundit ka publikuar vetëm pak kohë më parë këngën e tij të re “Intrigante”.
Vargjet e Bes Kallakut në këngë kanë shtyrë ndjekësit të mendojnë se kunja është vetëm për Xhensilën dhe askënd tjetër.
Ja si nis kënga: Zemra do mi nisësh 1000 paund se e kam mamin sëmurë, e kam në spital.
Pikërisht kjo frazë i ka rikujtuar ndjekëve një deklaratë të Besit vite më parë, teksa ai tregonte sesi e kishte bërë për vete Xhensilën.
Le të kthehemi pak pas në kohë…
Në 2018, në një intervistë për “Xing me Ermalin”, Besi tregoi se kishte dhuruar gjak për vjehrrën, jo një, por dy herë.
“Erdhi momenti kur mamaja e Xhensilës duhet të operohej dhe mjekët i thanë që dikush duhet të japë gjak. Shkoi Xhensila, ndërkohë që ishte 17 vjeç dhe i thashë nuk ke për të dhënë ti gjak, do jap vetë. Kaluan 6 muaj u sëmur prapë dhe dhashë gjak për herë të dytë. Dhe më merr një shok në telefon dhe më thotë ç’po bën? Ai i dinte të dyja rastet. I thashë: Po jap gjak për vjehrrën. Më tha: Ta piu gjakun vjehrra”.
Atëherë tregoi se shkaku që bëri për vete Xhensilën u bë përkujdesja e tij për mamanë e saj në spital. Por duket se tani nuk mendon të njëjtën gjë. Deri më tani, Xhensila nuk i është përgjigjur kësaj kunje.