Life&Gossip

I uruan vdekjen Deas, Fifi bën deklaratën e fortë: Kur më ra të fikët, babait tim i çuan mesazh…

Dea Mishel ka treguar në studion e Top Arena se është përballur me shumë komente negative pas ndërhyrjes së vështirë që ajo ka kaluar pak kohë më parë.

Ajo rrëfeu se madje komentuesit i kanë uruar edhe vdekjen, ndërsa të njëjtën gjë deklaroi edhe Fifi. Këngëtarja tregoi se kur i ra të fiktë në Big Brother, babait të saj i kanë dërguar mesazhin e rëndë ‘ishallah nuk çohet që aty”.

Dea Mishel: Janë disa njerëz që komentojnë gjëra ç’njeroze. Unë kisha dhënë mesazhin për sëmundjet kontrollet e shpeshta dhe kishte njerëz që më uronin dhe vdekjen, ishte e tepërt. Nuk di çfarë të them më tepër. Janë ça gjëra që e kalojnë njerëzoren, uroj që njerëzit të kenë pak më shumë pozitivitet.

Fifi:Unë një këshillë kam, a e mban mend kur më ka rënë të fiktë, babait tim i kanë çuar mesazh ‘ishalla nuk çohet’. Kështu mos e vrit mendjen fare, veç uroje prej vetes dashurinë dhe kaq. Mos u merr fare.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button