I shpallur në kërkim, reagon Stresi ndaj ministres Haxhiu: Më mirë ekstrado trupin e Fatonit se me u marrë me ne
Reperi i njohur Stresi (Arkimed Lusha) është kthyer në një nga personazhet më të diskutuar në media.
Stresi ndodhet aktualisht në kërkim, pas sherrit që ka bërë me një tiktoker të njohur nga Kosova. Në Shqipëri ka dhe kërkesë për ekstradimin e tij, e cila është nënshkruar nga ministrja e Drejtësisë në Kosovë Albulena Haxhiu.
Nisur nga situata, Stresi ka reaguar, duke i thënë Haxhiut se do të ishte më mirë të merrej me ekstradimin e trupit të Faton Hajrizit sesa me të e Noizyn.
“Nuk më takon me fol për çështjet e brendshme të Kosovës, por ma mirë ekstrado trupin e Fatonit sesa me u marrë me ne. Sa njerëz rrihen çdo ditë si anej si knej a duhet me i ekstradu? Hajgare s’te vjen marre. Kjo është më shumë ego e jotja se sa drejtësi”, ka shkruar Arkimed Lushaj në InstaStory.
Më tej, Stresi ka bërë reagim edhe ndaj njësisë Fast Kosova.
“Kujdes, mos i hipni kalit mbraspht ju sugjeroj mos u afroni se do bëhet nami kaq po ju them…Ju keni punën tuaj respekt, por të vini dhe të më kapni veç pse i teket ministres jo, s’do ta lejoj. S’kam fjetur që dy vjet gjumë rehat prej sharjeve e kërcënimeve, çohet kjo zdralica thotë ekstradim, a thua kemi vra njerëz. Në Shqipëri më njeh e gjithë Policia e Shtetit (gëzoj respekt edhe për ata) por s’do t’i lejoj veç pse i teket ministres. Shko bëj biznes me serbët, pastaj lija gjykatës këto punë e bashkëpunonim e Gjykatën e Tiranës, zgjidhni problemin”.