Sport

I bëri shqiponjën serbëve, UEFA përjashton gazetarin sportiv Arlind Sadiku

Gazetari sportiv Arlind Sadiku është përjashtuar nga Federata e Futbollit Europian.

Ky lajm ka qarkulluar ditën e sotme, teksa gazetari i “Klan Kosova” nuk është lejuar të futet dhe raportojë në stadium sot gjatë ndeshjes së Kroacisë dhe Shqipërisë.

Arsyeja e pezullimit ishin gjestet antisportive që Sadiku u bëri tifozëve serbë gjatë ndeshjes që këta të fundit po zhvillonin kundër Anglisë.

Ai bëri me shenjë shqiponjën kuqezi drejtë tyre. Për këtë gjë Federata Serbe e Futbollit është ankuar në UEFA dhe kjo e fundit ka marrë vendimin final, që është edhe pezullimi i Sadikut.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button