Gruaja merr lajmin tronditës kur zbulon se cfarë e ka burrin
Në grua ne Amerikë mbeti e habitur kur zbuloi pas më shumë se një dekade martesë se burri i saj ishte edhe kushëriri i saj.
Celina Quinones, nga Kolorado, SHBA, zbuloi lajmin tronditës pasi u përpoq të bashkonte pemën e saj familjare.
Teksa gjurmonte prejardhjen e saj familjare, Celina vendosi të bënte një test të ADN-së, ku zbuloi se burri i saj, Jozefi, ishte edhe kushëriri i saj.
Nëna e tre fëmijëve zbuloi se “nuk do ta ndryshonte atë për botën”, por po u kërkon çifteve të tjera të bëjnë një test të ADN-së.
Celina tregoi se kur pa për herë të parë rezultatet e ADN-së mbeti e ‘hutuar’, por nuk do të dëshironte te martohej me nje kushuri te afert.
“17 vjet me kushëririn tim. Jo, nuk e dinim derisa bëmë testin e ADN-së. Ndaj keshilla ime eshte te beni nje test ADN para se te martoheni” tha ajo.