Gjyshja feston ditëlindjen e 70-të duke vrapuar shtatë maratona në shtatë ditë
Një grua e moshuar nga Kansas në SHBA, ka festuar ditëlindjen e saj të 70 duke kryer shatë maratona në shtatë ditë në të gjithë kontinentet e botës.
Chau Smith ka vrapuar në më shumë se 70 maratona gjithë jetën e saj por dy vjet më parë theu çdo rekord duke realizuar arritjen e pabesueshme sportive teksa kreu garën e vrapimit prej 42 km çdo ditë, për shtatë ditë ne vendndodhje te ndryshme.Arritja e saj është e lakmuar nga shumë të rinj dhe profesionistë por Chau thotë se stërvitet shumë si nga ana fizike e mendore.
“Gjithmonë përpiqem t’i stërvis në kokë gjërat e mira. Nuk mendoj për dhimbjet apo lodhjen, mendoj për shembull për ujëvara, lumenj e liqene”, tha ajo për rrjetin NBC News. Ajo nuk është një sportiste profesioniste dhe në fakt ka vrapuar maratonën e saj të parë në moshën 50 vjeçare.
Garat e saj impresionuese nisën në Perth, Australi më 24 janar, dhe u ndoqën nga ato në Singapor, në Azi, Kairo në Egjipt, Amsterdam në Holandë dhe më pas në kontinentin amerikan Punta Arenas, në Kili dhe në ishullin ‘King George’ në Antarktikë.
Chau tregonte se kishte diskutuar planet e saj me doktorin, terapistin fizik dhe nutricionistin, për t’u siguruar që mund ta përballonte, edhe pse bashkëshorti i saj ishte i shqetësuar.
“E di që pas rreth 30-vjet martese nuk mund t’i tregoj asaj se çfarë duhet të bëjë, isha pak skeptik pasi mund të pësonte lëndime, pastaj gjithsesi nëse lëndohet tani në moshën 70 vjeçare mund t’i shkurtohet karriera e vrapimit”, tha ai me shaka.
Chau, e cila mund të kompletojë maratonën në mesatarisht pesë orë, u këshillua nga organizatorët të bënte gjysëm maratone por ajo insistoi dhe e përfundoi në 5 orë e 51 minuta.
“Prej asaj dite nuk më kërkuan më kurrë të bëj gjysmë maratone”, tha ajo për rrjetin CNN.
“Kam një jetë stresuese, punoj gati 10 orë në ditë por gjithmonë ndjehem mirë kur vrapoj”, thotë gruaja e pabesueshme. Tashme disa vjet pas arritjes së saj, nuk ka më informacione për të tjera vrapime nga Chau.