Bota

Gjykohet 44 vjeçarja që përgjonte e përndiqte ish-të dashurin për pensionin e bijës së tyre në Britani

Një grua përndjekëse që përgjonte posten dhe makinën e ish-të dashurit të saj, si dhe kishte bërë akuza të rreme duke deklaruar se nuk kishte paguar pensionin e bijës së tyre 12-vjeçare, përballet tashme me burg në Britani.

Veronica Jackson gjatë fushatës së përndjekjes i kishte thënë kërcënueshëm ish-të dashurit Kevin Mcormack, “E di se ku je, e di se çfarë po bën” ndërsa kishte hapur kutinë e letrave të tij duke tentuar të provonte se ai i gënjente autoriteteve.

44-vjeçarja e kishte raportuar burrin se përfitonte asistencë sociale teksa ishte në punë. Kur Mcormack kishte gjetur punë në një diskotekë, gruaja e fiksuar i kishte telefonuar shefit të tij të ri duke e gënjyer se ishte policia duke e hetuar mashtrimin e tij.Jackson, nga Cheshire në veri të Britanisë përballet tashmë me burg për përndjekje ndryshim të destinacionit të postës.

Në gjykatë u tha se çifti kishin lindur një vajzë në 2012 por ishin ndarë tetë vjet më zonë për prishjes së marrëdhënies së tyre. Babai thotë se paguante pensionin e të bijës sipas kërkesës së gruas, por ajo kërkonte gjithnjë e më shumë.

Mcormack ishte fillimisht i papunë dhe nuk mund të paguante por më vonë Jackson kontaktoi me punëdhënësin e tij të ri duke i kërkuar llogari për mospagimin e pensionit të fëmijës nga ish-i dashuri.

Gruaja kishte devijuar postën e Mcormack me qëllim kontrollin e hapave të tij, në një fushatë përndjekjeje dhe traume psikologjike, derisa u raportua në polici kur derdhi një qese mielli mbi makinën e Mcormak .

Kur policia shkoi në shtëpinë e Jackson, e cila drejton një floktore femrash, gjeti një tufë me letra të dërguara ish-të dashurit të saj nga autoritetet.

Në gjyq Jackson pretendonte se ish-i dashuri punonte në një kantier ndërtimi teksa merrte dhe asistencën sociale. Ajo shtonte se kishte ndryshuar destinacionin e postës së tij për të gjetur prova të punësimit të jashtëligjshëm.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button