Life&Gossip

“Gjashtë veta me një lojtar të dobët”/ Ori dhe Arbri i kthehen keq “grupit” të Julit për Romeon: Na lodhët kokën…

Opinionistët e Big Brother VIP, Arbër Hajdari dhe Ori Nebiaj, komentuan sulmin e “grupit” të Julit ndaj Romeos.

Ori Nebiaj u tregua e ashpër, pasi tha se ata akuzojnë banorin se nuk ka argumenta por në të vërtetë u mungojnë atyre.

Nga ana tjetër Arbër Hajdari tha se sulmi i gjashtë banorëve nisi në momentin që Romeo u shpall lider.

Arbër Hajdari: Romeo u shpall lider dhe në këtë moment kanë nisur kundërvënia. Të gjithë rezervat që kishin e sulmuan në grup, sapo  e panë këtë.

Ori Nebiaj: Ata po akuzojnë Romeon duke thënë s’di të flasë dhe nuk ka argument. Por në të vërtetë nuk po bëjnë asgjë vetë në të vërtetë. Atë që keni bërë si kallup, ti së bashku me gocat e tuja që për çdo sherr… Nëse ju doni të bëni debate, ku dikujt i thoni në çdo debat që nuk ke argument, duhet ta bëni vetë së pari. Na lodhët kokën, nuk po ju dëgjojmë dot, është e tmerrshme.

Arbër Hajdari: Si mund të merren për shembull gjashtë veta me një lojtar të dobët. Sepse nuk më shkon. Unë e di që një lojtar i dobët neglizhohet jo sulmohet nga gjashtë veta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button