Life&Gossip

“Gati po qante dhe…”/ Juli zbulon lojën që u bëri banorëve: Doja të testoja nëse i besonte Heidit…

Aktori i humorit, Julian Deda, ishte një ditë më parë i ftuar në emisionin “Ftesë në 5”. Ish-finalisti i “Big Brother VIP3” rrëfeu për herë të parë 133 ditët e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Juli foli për rrugëtimin plot sfida dhe aventura në këtë edicion të tretë të reality show-t. Gjithashtu ai tregoi një lojë që ka bërë me Heidi Bacin dhe Romeo Veshajn 12 ditë para finales së madhe.

Deda provokoi Romeon duke i thënë se ka pasur gjatë gjithë kohës një aleancë me Heidin, e kjo vetëm për të parë reagimin e tij. Heidi filloi ta kundërshtonte dhe gati sa nuk po qante, kështu Juli nuk e vazhdoi më lojën dhe i tregoi të vërtetën.

Bieta: Ti ke deklaruar aleancë atje edhe me Heidin.

Juli: Ajo është shumë e bukur, ia bëra Romeos për lojë. Sepse të gjithë më kanë akuzuar ke bërë aleancë me këtë, ke bërë aleancë me atë. I thashë Romeo meqenëse jemi 12 ditë para finales, po tha them të vërtetën. I thashë edhe Bacit, apo jo t’ja themi. Baci thoshte çfarë do i thotë ky. Edhe i thosha apo jo, edhe ia merrja konfirmimin edhe asaj.

Bieta: Pra një shkelje syri paska pasur.

Juli: Me Bacin një shikim në sy ka pasur gjithmonë. I thashë e vetmja aleancë që kam patur në shtëpi është me Heidi Bacin. “Nuk është e vërtetë” ia bënte. I thashë është e vërtetë, ti merre si të duash. Desh më qau dhe i thashë vetëm mos më qaj këtu se nuk është e vërtetë, qesha edhe vetë dhe e kuptoi dhe ai që ishte loje. Pastaj më thirrën në dhomë të rrëfimit e më thanë mua “ç’është kjo aleancë që na doli sot”? I thashë që nuk është e vërtetë, thjesht doja t’ju tregoj sesa e njeh Romeo Heidin, se po ta njohë Romeo Heidin, nuk ma merr për të vërtetë mua, thjesht është i sigurt në atë marrëdhënie dhe kaq.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button