Life&Gossip

“Françeska si Dea Mishel”/ Ronaldo Sharka zbulon lojën e bukuroshes dhe tregon finalistët e këtij edicioni sipas tij

I ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Ronaldo Sharka, ish-banori i edicionit të dytë të këtij formati për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e saj për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.

Sigurisht një nga gjërat që u diskutua ishte fakti i finalistëve të këtij edicioni sipas tij. Ronaldo veçoi Françeskën, ku për lojën e saj pati këtë koment:

E shoh potencial. Françeska është pak a shumë dhe do e krahasoja me Dea Mishelin e vitit të kaluar. Domethënë janë të dyja lojtare të ftohta, të kalkuluara, që studiojnë çdo lëvizje të banorëve në shtëpi. Sigurisht Dea nuk ishte kaq ngjitur banorëve, por Françeskës nuk i vë faj në fund të ditës, sepse u fut në një moment të lojës që banorët kushdo është futur pas datës 13 Janar i kanë vendosur në një farë forme bllok, sepse kanë dashur ta luajnë topin vetëm për vete. Dhe nuk i vë faj Liamit që është dashur të krijojë situata ekstreme për tu futur në lojë. Nuk i vë faj as Françeskës për këtë fjalën përndjekje. Dhe ta sqaroj se edhe psikologia e Big Brother e ka sqaruar, sepse nuk quhet përndjekje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button