Fluturuan nga Tirana drejt Tel Avivit, për t’u rikthyer në Shqipëri këtë të diel, familja shqiptare tregon tmerrin e përjetuar në Izrael: U anulua kthimi, jam me vajzën 10 muajshe, dua të…
Mbrëmjen e djeshme Irani lëshoi ??dronë dhe raketa drejt Izraelit, pasi u zotua për hakmarrje pas një sulm vdekjeprurës në konsullatën e tij në kryeqytetin sirian Damask. Në lidhje me këto sulme janë publikuar pamje si dhe ka sjellë reagime të shumta nda ndërkombëtarët.
Kjo është hera e parë që Irani ka sulmuar drejtpërdrejt Izraelin pasi më parë të dy vendet Irani ishin përfshirë në një luftë në “hije”, duke sulmuar asetet e njëri-tjetrit por pa pranuar përgjegjësinë. Në lidhje me këto sulme kanë folur edhe personat që e kanë përjetuar nga afër këtë situatë. Në Izrael është raportuar se janë bllokuar 8 shqiptarë ku njëra prej tyre ka folur në lidhje me përjetimet nga këto sulme që tronditën botën. Drejtoresha e turizmit në Ministri, Herida Duro, së bashku me vajzën 10 muajsh, janë dy nga tetë shqiptarët e bllokuar në Tel Aviv.
“Është e vogël ende në gji, por jam më e qetë që është me mua se sa të mos e kisha. Na kujtuan komunizmin kur futeshim në tunel” tha ajo në një intervistë.
Mes tyre ka dhe operatorë turistikë të cilët duhet të niseshin nga aeroporti i kryeqytetit izraelit në orën 5 të mëngjesit të sotëm, por për shkak të sulmit nga Irani, fluturimi është anuluar.
“Kemi ardhur që të enjten, por fluturimi i sotëm për kthimin u kancelua, ndërsa po presim të nisemi në mbrëmje për në Tiranë,” shtoi Duro.
Në Izrael mësohet të jetojnë një komunitet prej rreth 1000 shqiptarësh, disa me qëndrim të përhershëm e të tjerë për vizita të përkohshme.
“Jemi 8 që duhet të kthehemi brenda 24 orëve,” shtoi ajo.
Një ditë para sulmit të befasishëm nga Irani ata morën pjesë në një aktivitet turistik “Albania all senses” me ftesë të ambasadores shqiptare, Meri Kumbe në bashkëpunim me autoritetet izraelite. Një udhëtim i cili ua ktheu eksperiencën në alarm, por ata tregojnë se nuk janë të frikësuar dhe ndodhen të sigurtë në hotelin “Kempinski” në Tel Aviv.
Ishte planifikuar të zgjaste rreth pesë ditë, por që sulmi i raketave prishi planin e tyre. Në datë 11 prill ata fluturuan nga Tirana drejt Tel Avivit, për t’u rikthyer në Shqipëri këtë të diel. Por orari i nisjes në 5 të mëngjesit nga aeroporti u anulua dhe tashmë 8 shqiptarët janë të detyruar të presin hapjen e fluturimeve. Megjithatë, menjëherë të ftuarit shqiptarë nga Izraeli janë marrs në sigurinë e autoriteteve vendase dhe po strehohen në kryeqytetin izraelit në një strukturë akomoduese të sigurtë që ndodhet në një zonë pranë me ambasadën amerikane./SOT