Life&Gossip

Flori Mumajesi reagon për historinë e Sarës me babain e saj: Je motra ime…

Babai i Sarës iu kundërpërgjigj akuzave të saj për dhunë duke treguar versionin e tij të historisë, nëpërmjet një videoje që u bë virale ditën e djeshme.

Ai pretendon se mamaja e Sarës e ka tradhtuar atë, prandaj ai është ndarë nga e ëma e saj. Pas kësaj deklarate, ish-banorja ka reaguar ashpër ndaj akuzave të babait të saj duke e quajtur atë ‘monstër’.

Nga ana tjetër, nuk kanë munguar edhe replikat e shumta në rrjet nga publiku dhe personazhet e njohur. Flori Mumajesi ka vendosur të reagojë gjithashtu lidhur me këtë temë, duke thënë se në këtë histori ai i jep të drejtë Sarës.

“Ky e quan veten babë. Neveri. Sara Gjordeni në këtë histori je motra ime dhe jo vajza e një njeriu si ky” – shkruan Flori Mumajesi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button