Lajme

Fermeri bën zbulimin e jetës, gjen rastësisht mrekullinë e shekullit të pestë

Një fermer ka zbuluar rastësisht një mozaik të jashtëzakonshëm në dysheme, i cili daton në shekullin e pestë pas Krishtit. Zbulimi është bërë në Gaza. Mozaiku përfshinë kafshë dhe shpendë të ndryshëm.

Salman al-Nabahin, i cili jeton rreth 700 metra larg nga kufiri me Izraelin, e zbuloi mozaikun ndërsa ishte duke punuar në tokën e tij të mbjellë me ullinj.

Ai e përshkruan zbulimin e tij si një thesar që i përket çdo palestinezi. “E shoh atë si një thesar. Mësuam se ishte mozaik i që i përkiste epokës bizantine”, u shpreh al-Nabahin.

Ndërkohë, Ministria palestineze e Turizmit u shpreh se ky zbulim arkeologjik është ende në fazat e hershme. “Ne presim të mësojmë më shumë për sekretet dhe vlerat e qytetërimit. Ne po punojmë me ekspertë ndërkombëtarë për këtë”, tha ministria në një deklaratë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button