Bota

ETHET E DENGËS/ OBSH ngre alarmin: Sëmundja virale ka shënuar shifra rekord këtë vit deri tani

Epidemia e Etheve të Dengës po përhapet me shpejtësi në Karaibe dhe Amerikën latine, duke shënuar shifra record nga fillimi i vitit deri tani. Ekspertët e OBK e shohin situatën shumë shqetësuese

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur alarmin për përhapjen e epidemisë së ‘Etheve të Dengës’ në Amerikën Latine dhe Karaibe, favorizuar nga ngrohja globale dhe fenomeni ‘El Ninjo’.

Porto Riko ka shpallur ndërkohë emergjencën e shëndetit publik, teksa numri I rasteve në rajon ka arritur më shumë se 3.5 milionë nga fillimi I vitit deri tani, duke tejkaluar shifrat historike.

Rreth 1 mijë viktima janë regjistruar nga sëmundja virale, e cila transmetohet te njerëzit përmes pickimit të mushkonjave që bartin virusin.

Këto shifra shkaktojnë shqetësim, pasi rastet janë tre herë më shumë se ato të regjistruara në të njëjtën kohë të 2023, që ishte vit rekord me më shumë se 4.5 milionë raste, theksojnë ekspertët.

Rreth 1 në 4 persona kanë simptoma të virozës, duke përfshirë ethe, të përzier, të vjella, skuqje dhe dhimbje trupi, zakonisht dhimbje muskulore, kyçesh ose kockash dhe në raste më të rralla hemoragji.

Shumë e zakonshme në vendet me klimë të ngrohtë, përhapet kryesisht në zonat urbane, ku çdo vit regjistrohen nga 100 deri në 400 milionë raste.

Ndërkohë rreth gjysma e popullsisë së botës jetojnë në zona që konsiderohen në rrezik të infektimit, por deri tani vendet më të prekura janë Brazili, Paraguaji dhe Argjentina me 92% të rasteve dhe 87% të vdekjeve.

Në Shtetet e Bashkuara ekziston një vaksinë e dengës për fëmijët e moshës 9 deri në 16 vjeç, të cilët kanë prova të konfirmuara nga laboratori të një infeksioni të mëparshëm dhe që jetojnë në zona endemike, përfshirë Puerto Rikon. Por nuk ka asnjë vaksinë për të rriturit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button