Shëndet

“Është një çrregullim që më tepër vjen si pasojë e…”, psikiatrja habit me deklaratën: Bipolariteti është i trashëgueshëm nga prindërit

Shpesh ne e përdorim termin “bipolar” për të tjerët, madje edhe për veten në situata të caktuara. Por jo të gjithë e dinë shumë mirë kuptimin dhe specifikën e këtij çrregullimi.

Psikiatrja Denisa Hoxha tha në një emision televiziv, se bipolariteti mund të jetë i trashëgueshëm nga prindërit.

“Është një çrregullim që më tepër vjen si pasojë e një trashëgimie ose çrregullimi biologjik. Faktikisht është një çrregullim që trashëgohet nga prindërit te fëmijët. Gjatë punës sonë shohim shumë pacientë që e kanë trashëguar nga prindërit ose gjyshërit. Ka një gjenetikë shumë të fortë si çrregullim”, tha psikiatrja.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button