Erjola merr vendimin e papritur për t’u larguar nga BBV3, Egla habit me deklaratën: Po ike ti…
Erjola Doçi pas përfundimit të spektaklit të mbrëmjes së djeshme, ka vendosur që të largohet nga “Big Brother VIP3”.
Shkak u bë deklarata e Graciano Taganit, i cili tha se Romeo Veshaj ka fiksim moderatoren.
Madje balerini shtoi se aktori i ka dërguar asaj mesazhe kur kanë qenë jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por Erjola nuk i ka kthyer përgjigje.
Ndërkohë kur Doçi ishte duke bërë gati valixhet për të lënë shtëpinë e BBV3, Romeo, Egla Ceno dhe Jul Deda ndërhynë që ajo të mos e bënte një veprim të tillë.
Sipas tyre, nëse ajo do ikte përfundimisht, do i jepte të drejtë Gracianos.
Ndërkohë në një moment, Egla iu drejtua Erjolës duke i thënë: “Po ike ti do iku dhe unë”.
“Po pse do rri unë me presionet e tuaja për 10 mijë euro të qelbura të finales” u shpreh Doçi e acaruar, teksa tha se do t’i përgjigjet nga studioja balerinit.
“Nuk vlen sepse që sot i jep të drejtë atij, pa u vërtetuar”, tha Juli duke e bindur konkurrenten që mos të largohet nga shtëpia, duke lënë në mes garën për të fituar çmimin e madh.
Erjola: Unë e kam hequr mikrofonin, ose me zarf të zi ose kështu do dal. Më plas mua për finale
Graciano: Çfarë do bësh moj? Doli e vërteta
Graciano: Doli e vërteta. Mos ik moj. Jo më vjen shumë keq lali, një person që është me të vërtetën s’ka nevojë
Erjola: Të përgjigjem nga studio
Graciano: Pse moj kaq e dobët je ti, kur s’ke gjë? Unë doja vetëm një të vërtetë
Erjola: Të përgjigjem nga studio
Egla: Erjola përballoje zemër
Romeo: Mos dil për plehra zemra
Graciano: Upsss, çfarë është kjo skenë?
Egla: O Erjola mos dil për atë. Unë e di që del por mos e bëj, edhe 3 prime janë zemra
Erjola: Ju përgjigjem nga studio
Egla: Erjola edhe 3 prime janë
Erjola: 3 prime ti mbajë dhe ti hajë shëndosh
Egla: Po ti e the tënden moj, pse intimidohesh?
Romeo: Çfarë po bën moj? Unë kësaj si qëndroj dot as afër moj
Juli: Nuk del dot jo, hiqi duart (Juli i mbyll valixhen)
Erjola: Unë do dal me zarf të zi se kam hequr mikrofonin
Juli: Nuk del dot pa prime ti, por rri urtë. Dënohesh po rri mirë. Pa folur me mua s’do ikësh
Erjola: Po pse do rri unë me presionet e tuaja për 10 mijë euro të qelbura të finales
Erjola: Po ik more se latë kokrrën e namit
Juli: Lëri këto, çfarë do të bësh skena?
Egla: Erjola po ike ti do iku edhe unë
Juli: Për çfarë arsyeje po ikën ti?
Juli: Nëse ikën po i jep të drejtë atij
Erjola: O Jul nuk dua të rri më këtu
Juli: Erjola për çfarë po ikën?
Erjola: Sepse nuk duroj dot më të rri e izoluar
Juli: Nëse ti ikën sot, ti i jep të drejtë Gracianos
Erjola: S’ka gjë primen e ardhshëm përballem nga studio
Juli: Përballet njeriu këtu. S’do të rrish apo do të ikësh nga kjo situatë
Erjola: S’dua të rri. Këtë situatë do jem ballëlartë në studio
Juli: Nuk vlen sepse që sot i jep të drejtë atij, pa u vërtetuar
Erjola: Do rri me një kusht. Të nxjerrin çfarë do të ketë dhe të më lërë rehat
Juli: O njeri nuk ikën njeri për një gjë që nuk e vërteton dot askush
Erjola: A i fola qetësisht, a e shikove?
Juli: O njeri a je e qetë ti me veten tënde që kjo gjë s’ka ndodhur?
Erjola: Po unë i them prit primen nxirr çfarë ke për të nxjerrë por më lër mos më presiono dhe ai s’më lë të qetë
Juli: Po ajo është puna e tij