E RËNDË/ Vriten me armë çifti i shqiptarëve në SHBA
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë në Florida të SHBA, ku një çift shqiptarësh nga Kosova janë gjetur të vdekur në apartamentin e tyre.
Policia ka marrë menjëhrë njoftimin nga fqinjët të cilët kanë lajmëruar se kanë dëgjuar të shtëna, të cilat vinin nga banesa e shqiptarëve.
Mediat amerikane bëjnë me dije se sapo policia ka mbërritur në vendngjarje ka gjetur të pajetë trupat e dy shqiptarëve ngna Kosova, Pajtim Krasniqin dhe bashkëshorten e tij.
Lidhur me këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe motra e Pajtimit, Albana, e cila përmes një postimi në Facebook akuzon bashkëshorten e vëllait si autore të tragjedisë së dyfishtë.
Ajo shkruan në rrjet se Pajtimi u qëllua 5 herë nga bashkëshortja e tij, e cila e tradhtoi atë duke i marrë jetën.
“Gruaja e Pajtimit zgjodhi t’ia merrte jetën vëllait tim, kur ajo e qëlloi me 5 plumba në krahërorin e tij. Personit të cilin i besonte kaq shumë, personin të cilin e zgjodhi të kalonte jetën edhe ia mori. Ajo e tradhtoi atë, dashurinë dhe besimin e tij. Ajo e shkatërroi familjen time. Unë dhe vëllëzërit e motrat e mia nuk do të jemi më kurrë njësoj. Jam e tmerruar që nëna ime nuk do ta kalojë kurrë këtë. Festën e Falenderimeve nuk e kalova me burrin dhe fëmijët e mi. Nuk e kalova me miqtë e mi. Këtë ditë e kalova me policët, hetuesit dhe lajmet që flisnin për vrasjen e egër dhe të pakuptimitë të vëllait tim të vogël nga gruaja e tij”, shkruan ajo më tej.
Ndërkohë fqinjët e shqiptarëve kanë raportuar për 6 të shtëna të cilat vinin nga kati i 45-të i apartamentit ku jetonin çifti shqiptar. Ndërsa nuk ka informacion nëse çifti kishte fëmijë.
Në vendin e ngjarjes thuhet se janë gjetur prova të shumta materiale, që janë marrë nga Policia si dëshmi që do të ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të vrasjes së dyfishtë.