Bota
E rëndë/ Sulmohet me armë spitali, dhjetëra të vrarë dhe të plagosur
Më shumë se 10 persona u vranë ose u plagosën në një sulm në një spital në Kinën jugperëndimore sot, njoftuan mediat shtetërore, pa specifikuar natyrën e sulmit.
Incidenti ndodhi herët këtë mëngjes në një spital lokal në qytetin Zhaotong, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua.
Televizioni provincial Guizhou raportoi, duke cituar burime të paidentifikuara, se dy persona u vranë dhe 23 u plagosën dhe se i dyshuari u dërgua në paraburgim.
Dëshmitarët okularë thonë se mes të plagosurve ka edhe mjekë.