Lajme

E PAZAKONTË/ Dy pilotë pakistanez përballen me objektin misterioz

Dy pilotë të kompanisë Pakistani International Airlines kanë filmuar disa objekte mjaft intriguese gjatë fluturimit të tyre në territorin pakistanez.  

Sipas tyre, objekti i bardhë kishte të bënte me UFO-t, duke u bërë virale brenda pak orëve.

Pilotët panë objektin e çuditshëm gjatë një fluturimi nga Karaçi për në Lahore rreth orës 4 pasdite më 23 Janar. Aeroplani po udhëtonte në një lartësi prej 35,000 metrash kur u përballen me objektin e çuditshëm.

UFO ishte jashtëzakonisht i ndritshme pavarësisht nga prania e dritës së diellit. Është shumë herët për të thënë se cili ishte ai objekt. Në fakt, ne mund të mos ishim në gjendje të tregonim fare se çfarë ishte objekti. Megjithatë, diçka u pikas dhe u raportua në përputhje me protokollin e kërkuar,” tha njëri prej pilotëve për mediat vendase.

Një zëdhënës i Pakistan International Airlines (PIA) tha se pilotët menjëherë raportuan objektin e paidentifikuar në dhomën e kontrollit kur ata e hasën pranë qytetit Punjabi të Rahim Yar Khan.  

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button