Vendi

Durrës/ Ishte larguar nga banesa dhe nuk ishte kthyer, 50-vjeçarja gjendet e pajetë në tarracën e pallatit

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:00, në tarracën e një pallati, në lagjen nr. 1, Durrës, është gjetur e pajetë, dyshohet e vetëvarur, shtetasja A. D., 50 vjeçe, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Mëngjesin e sotëm, në Komisariatin e Policisë Durrës, ka bërë kallëzim bashkëshorti i shtetases A. D., se ajo ishte larguar nga banesa në mëngjes dhe nuk ishte kthyer më.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button