Bota

Dubai raporton një sëmundje misterioze të lidhur me përmbytjet e rënda që goditën rajonin

Njerëzit në Dubai raportojnë se janë sëmurë nga uji i pijshëm pas përmbytjeve të rënda që goditën rajonin. Vendi u godit nga reshjet e një viti në vetëm 12 orë, të cilat shkaktuan përmbytje të rënda të martën e kaluar. Përmbytjet e paprecedentë shkaktuan kërdi në aeroportin e Dubait, qendra më e ngarkuar e aviacionit ndërkombëtar në botë.

Gjithashtu moti bëri që Emirates të anulonte fluturimet me 200,000 pasagjerë dhe vonoi shumë të tjerë. Dhe Agjencia shtetërore e lajmeve WAM e quajti shiun një ngjarje historike të motit që tejkaloi çdo gjë të dokumentuar që nga fillimi i mbledhjes së të dhënave në 1949.

Por tani njerëzit në Emiratet e Bashkuara Arabe kanë shfaqur simptoma të lidhura me ujin e kontaminuar, tha të mërkurën ministria e shëndetësisë. Deklarata, e transmetuar nga agjencia shtetërore e lajmeve, nuk tha saktësisht se sa njerëz ishin prekur ose për çfarë saktësisht ishin trajtuar./faxweb.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button