Bota

Dubai, “çmenduria e radhës”! Kullë me sahat 450 metra, 4 herë më e lartë se Big Beni

Dubai duket i gatshëm t`i shtojë një tjetër strukturë gjigande vijës së tij të horizontit.

Kulla Aeternitas, e prezantuar zyrtarisht në një event javën që shkoi, do të jetë kulla me orë më e lartë në botë falë një lartësie marramendëse prej 450 metrash, që do të thotë, katër herë më e lartë se Big Beni në Londër dhe vetëm 22 metra më e shkurtër së ndërtesa më e lartë rezidenciale e botës, Central Park Tower në qytetin e Nju Jorkut.

Aeternitas është rezultat i një partneriteti midis zhvilluesit të pasurive të paluajtshme me qendër në Dubai, London Gate dhe prodhuesit zviceran të orëve luksoze Franck Muller, thote CNN. London Gate e bleu parcelën e tokës për ngritjen e saj në Dubai Marina, ku kishte nisur sakaq ndërtimi i një strukture të papërfunduar 106-katëshe.

Kompania e dinte se madhësia monumentale e kullës kishte nevojë për një fasadë të mrekullueshme, tha koordinatori i saj i marrëdhënieve me median, Tom Hill.

“Ne besojmë se për shkak të lartësisë imponuese të godinës, ora do të mund të shihet nga një largësi prej gjashtë kilometrash, u shpreh Hill, duke shtuar se vetëm faqja e orës 40 metra e lartë dhe 30 metra e gjerë. Ne donim të bënim diçka ndryshe që nuk është bërë më parë në Dubai”, theksoi ai.

Emri i kullës do të thotë “përjetësi” në latinisht dhe është frymëzuar nga koleksioni i orëve Franck Muller Aeternitas. Projekti pritet të përfundojë në vitin 2027.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button