Life&Gossip
“Doja të bëhesha aktor për filma +18”/ Habit ish-banori i BBV3: Nisa…
Ish-banori i “Big Brother VIP3”, Elvis Myrtaj, i ka habitur të gjithë me një deklaratë që ka bërë së fundmi.
Gazetari ishte një ditë më parë i ftuar në rubrikën “Mos i bjer me Top”, në “E Diell”, ku u shpreh se ka dashur që të bëhej aktor i filmave për të rritur, gjë që nuk u realizua.
Pjesë nga intervista:
Elvis Myrtaj: Ëndrra ime ka qenë të bëhem aktor, por edhe gazetarinë e kam pas dashur shumë. Por duke mos plotësuar ëndrrën e parë, nisa të dytën.
Ronaldo Sharka: Aktor i filmave aksion?
Elvis Myrtaj: Jo, aktor filmash +18.
Ronaldo Sharka: A këto me pullë të kuqe.
Elvis Myrtaj: Duke mos ikur në Amerikë nisa me gazetarinë. Përtej shakave duke mos u futur dot në akademinë e arteve nisa me gazetarinë.