Vendi

Dhuna e adoleshentëve/ Psikologia Xhaferri: Përgjegjëse familja dhe institucionet arsimore

Dhuna mes adoleshentëve, jo pak herë ka përfunduar me përdorimin e armëve ndërsa mbajtja e armëve të ftohta prej të rinjve është fenomen i shtuar.

Psikologet apelojnë që familja të kthejë sytë te fëmijët, e po ashtu dhe shkolla të kryejë rolin që i takon në komunikimin me prindërit.

Vrasja me thikë në Fier në 11 mars ishte sinjali i parë i alarmit për rritjen e dhunës mes adoleshtentëve.

Tronditja u pasua me një tjetër konflik, këtë radhë me shkopa bejzbolli ku adoleshentët rrahën një 30 vjeçar.

Policia po ashtu ka raportuar edhe rastet kur të rinjtë mbajnë armë të ftohta në institucionet arsimore.

Ndërsa ngjarja e së dielës në tiranë pasoi një tjetër viktime të sherrit dhe gjaknxehtësisë.

Psikologia Almeida Xhaferri rikthen në vëmendje rolin e familjes, dhe impaktin që sjell dhuna ose qetësia mes ambientit prindëror.

‘’Së pari adoleshentët që përfundojnë në sjellje kaq agresive ku për fat të keq kemi edhe humbje jetësh tek të rinjtë nuk janë të gjithë adoleshëntët, janë ata adoleshentët që rriten në familje që përballojnë sfida të ndryshme të natyrës psiko sociale.

Sjellja e mirë dhe arti i të komunikuarit është kryesisht përgjegjësi e familjes, po ashtu edhe i instancave edukuese’’, tha Xhaferri.

Shkolla shprehet ajo është një hallkë e domosdoshme e komunikimit.

Mësuesit kanë detyrën të komunikojnë me prindërit për problematikat madje edhe me policinë, për të marrë kështu masat në kohë

‘’E rëndësishme është nga ana tjetër që edhe institucionet arsimore të adresojnë sjelljen e dhunës tek adoleshentët në kohë’’, tha Xhaferri.

Psikologia kërkon që prindërit të gjejnë balancën mes angazhimit në punë e karrierë por dhe kontributit në familje, për të sjellë nëj shoqëri edhe më të mirë./oranews.tv

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button