DHELPRA, MIKE E NJERIUT/ Studimi: Në lashtësi, njerëzit i zbusnin dhelprat si kafshë shtëpiake
Qentë dhe macet janë kafshët më të zakonshme shtëpiake, por duket se në lashtësi ka qenë një tjetër specie favorite e njeriut. Sipas shkencëtarëve, primitivët zbusnin dhelprat
Lidhjet miqësore mes njerëzve dhe kafshëve të ndryshme janë vërtetuar prej mijëra vitesh, me qenin që kryeson si miku më i mirë.
Por një studim i ri pretendon se në kohët e hershme, njerëzit kanë pasur një lidhje të ngjashme me dhelprën.
Në një varr të lashtë në atë që tani është Argjentina veriperëndimore, arkeologët zbuluan dy skelete.
Teksa njëri dukshëm i përkiste njeriut, tjetri u analizua dhe rezultoi të ishte i një dhelpre.
Të futur të dy bashkë në gropë rreth 1500 vjet më parë, mendohet se ato janë prova e raportit të mirë midis një gjahtari-mbledhës në Amerikën e Jugut dhe specieve tashmë të zhdukura të dhelprave Dusicyon avus.
Pas analizave të ADN-së që konfirmuan specien dhe moshën e dhelprës, dhe ekzaminimi i kolagjenit në mbetjet e kockave zbuloi se ajo hëngri të njëjtin ushqim me grupin e njerëzve që jetonin aty.
Shkencëtarët që janë marrë me studimin që nga gjetja në vitin 1991, shpjegojnë se dieta e kafshës tregon se dhelpra ishte e zbutur dhe mund të ishte mbajtur si kafshë shtëpiake.
Zbulimi i shtohet një numri në rritje të provave nga vendet e varrimit në kontinente të tjera që përforcojnë dyshimet se dhelprat u zbutën nga njerëzit dhe krijuan lidhje miqësore me to.