DALLAVERE LEKËSH/ “Me Ermal Mamaqin nuk flas, e bëri veten për 100 euro” – G Bani nxjerr zbuluar aktorin
Reperi i njohur G Bani, së fundmi ka dhënë një intervistë shumë të sinqertë përballë moderatores Ester Bylyku në emisionin “Glamour Zone” në “Ora News”.
Ndër të tjera, ai rrëfeu dhe se dikur ka qenë mik me Ermal Mamaqin por prej vitesh nuk flet më, dhe arsyeja janë 100 euro.
PJESË NGA BISEDA
Ester Bylyku: A ka pasur ndonjë rast që një këngë është nisur për ty, por ka përfunduar te dikush tjetër?
G Bani: Ka rastisur që një këngë e kam shkruar, por ia kam shitur dikujt tjetër. Këngën “Mos Fustanin”, e kam shkruar unë përveç pjesës së refrenit. E shkrova për djemtë e grupit “The Dreams”, Ermal Mamaqin e të tjerët.
Iu pëlqeu si doli, dhe Ermali më kërkoi të bëja një tekst tjetër. E bëra, por nuk ramë dakord për pagesën dhe ia dhashë një grupi tjetër. Kur ia shita grupit tjetër, Ermal Mamaqi shkoi te grupi tjetër për ta blerë. Nuk e bleu te unë se iu duk shtrenjtë, dhe bëhet fjalë për një shumë modeste, 100 euro. Që atëherë nuk flas me Ermalin. /oranews.tv