Life&Gossip

Çiljeta “hap zemrën”, flet për të atin: Albani ka një hije si babi im

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga, është bërë pjesë prej javësh e reality-show, “Ferma VIP”. Ajo ka ditur sesi të përshtatet e madje ka krijuar edhe miqësi me banorët. Pasi rrëfeu betejën e nënës së saj me kancerin, Çiljeta së fundmi ka folur edhe për babain e saj, teksa tregon edhe episode kur ai ka qenë i ri.

Në një bisedë me vajzat, Çili thotë se në rininë e tij, babai ka qenë shumë i pashëm, teksa shton se edhe partneri i saj Alban Hoxha ka një ngjashmëri me të. Ajo më tej tregon edhe atë se çfarë i thonë pleqtë kur e shohin në rrugë.

“Albani i ka sytë si babi im dhe ka një hije si babi im kur ka qenë i ri. Vetëm nga koka jo, se e ka pasur në formë rrumbullake. Ka qenë një nga çunat më të pashëm. Kur më ndalojnë pleqtë në rrugë më pyesin goca e Nantit je apo e Tim Xhilagës je. Goca Nantit u them unë e më thonë që kur kalone babai jot në bulevard me pardesy, tundeshin pllakat e bulevardit”, tha ajo.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button