Life&Gossip

Çifti i njohur Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj të ftuarit e radhës në podkastin “Flasim” të kryeministrit Rama

Moderatorja Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj ishin të ftuarit e radhës të kryeministrit Edi Rama në episodin e 23 të sezoni të 3-të të Podkastit “Flasim”.

Në një rrëfim ndryshe çifti Grishaj-Osmani folën mbi karrierën dhe jetën private, duke ndarë detaje të rrugëtimit të tyre në televizion.

Në fillim të bisedës Arbana Osmani kujtoi kontaktin e parë të vendosur me kryeministrin Edi Rama, në kohën kur ky i fundit ishte ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

“Në moshën 12-vjeçare, pas vitit 1997, ju kam dërguar një letër nga Burreli të cilës ju i jeni përgjigjur.

Ishe personazhi im i preferuar për atë kohë. Shkruaje editorial te revista “Klan”. Ke shkruar dhe shkruan shumë bukur”, u shpreh moderatorja.

Nga ana e tij kryeministri konfirmoi se letrave i është përgjigjur gjithmonë derisa mu bë e pamundur t’i përgjigjem vetë.

Jam shumë krenar sepse kam krijuar institucionin e parë në bashki që ishte bashkia e Tiranës, ku jepeshion me shkrim për të gjithë ata që i drejtoheshin bashkisë me shkrim 96-97 mijë përgjigje në vit”, u shpreh Rama.

Grishaj tregoi se si në moshën 18-vjeçare kishte udhëtuar për herë të parë drejt Italisë dhe nuk i kuptonte dot sakrificat që bënin emigrantët shqiptarë për të jetuar jashtë, ndaj vendosi të kthehej në Shqipëri.

“Secili është i lirë ta bëjë zgjidhjen vetë.

Nuk është e vërtetë se çfarë gjen kur shkon diku, t’i kompenson të gjitha. Gjithmonë ka diçka që e fiton dhe diçka që e humb”, tha Grishaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button