Vendi
Çfarë ndodhi? Aktori Ndriçim Xhepa jep dorëheqjen si anëtar i Këshillit Drejtues të RTSH, dyshohet se…
Vetëm një muaj pasi u zgjodh nga Kuvendi si anëtar i Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar, aktori i njohur Ndriçim Xhepa ka dhënë dorëheqjen nga ky post.
Nuk dihen arsyet që e kanë shtyrë Xhepën të merrte këtë vendim pak kohë pasi u zgjidh me shumicë votash në parlament.
Më datë 22 mars, me 95 vota pro, asnjë abstenim apo kundër, Ndriçim Xhepa u votua në Kuvend për të qenë anëtar i Këshillit Drejtues të RTSH.
Ndërkohë, kryetarja e Komisionit për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik, Flutura Açka, ka shpallur vakancën për anëtar në Këshillin Drejtues të RTSH.