Çfarë ndodh nëse nuk i shoqëroni ilaçet me ujë, ja çfarë këshillojnë ekspertët
Një nga këshillat më të zakonshme që japin ekspertët është që pirja e ilaçeve duhet të shoqërohet me një gotë ujë, me qëllimin për të lehtësuar rrugëtimin e medikamentit në stomak.
Megjithatë, ka shumë njerëz që e neglizhojnë këtë këshillë, pa qenë në dijeni për rrezikun që shkakton mos shoqërimi i barnave me ujë.
Çfarë ndodh nëse nuk i shoqëroni ilaçet me ujë
Ekspertët shpjegojnë se uji e bën gëlltitjen e ilaçit më të lehtë. Së dyti, medikamentet kanë tendencën të bllokohen në ezofag duke shkaktuar inflamacion dhe irritim por dhe vonesa në rezultat.
Veç kësaj, ngecja e medikamentit në ezofag mund të nxisë edhe urthin dhe gjakderdhje në zonë. Uji e shmang këtë thonë ekspertët.
Ezofagu nuk përmban nerva të dhimbjes ndaj simptomat e një problemi të mundshëm me ngecjen e ilaçit shfaqen ndjeshëm më vonë.
Disa njerëz përjetojnë simptoma të ngjashme me urthin dhe e anashkalojnë atë. Me kalimin e kohës, ilaçet që ngecen aty shpërbëhen dhe gërryejnë indet e brishta të ezofagut duke shkaktuar hemoragji, dehidratim të thellë dhe dhimbje.
Ndër ilaçet më problematike mund të përmendim Advilin ose edhe barna të tjerë kundër dhimbjes që mund të ngecin mjaft lehtë.
Ato mund të bëhen problematikë nëse ngecen në fyt, thonë ekspertët.
Mënyra e duhur për të pirë ilaçet
Ekspertët thonë që për shmangien e komplikacioneve, mënyra më e mirë është që ilaçin ta shoqëroni me një gotë të mbushur plot me ujë.
Ilaçet nuk duhen marrë kurrë ndërsa jeni shtrirë, ndaj duhet të shmangni marrjen e ilaçeve para gjumit. Nëse kjo është e nevojshme, prisni 15 minuta pas marrjes së ilaçit dhe më pas shtrihuni.
Pozicioni i duhur i trupit për marrjen e ilaçit është ulur ose në këmbë. Edhe në këtë pozicion që lehtëson kalimin pa pengesa të ilaçit, duhet të pini patjetër një gotë me ujë.