Kulturë

“Çdo natë në ëndërr me vjen” – Largimi i papritur nga jeta i këngëtarit që bëri të dashurohen shqiptarët me zërin e tij

Ishin vitet ’90 kur pjesë e këngëve të mia të preferuara në kasetat e asaj kohe ishte edhe një nga këngët mjaft të njohura të artistit Xhelal Xhaladini me titull “Aterim brutal ne realitet”, apo siç njihet nga vargjet e saj “Çdo natë në ëndërr me vjen” , të cilën e kisha regjistruar disa here në atë kasetë.

Pak javë më parë, edhe pse në moshë të re, Xhaladini ka ndërruar jetë.

Profili i këngëtarit

Xheladini u largua nga vendlindja që në vitet ’90 në drejtim të Zvicrës, ku krijoi familjen e tij. Kohët e fundit kontaktova me të, ku më tregoi se ishte duke punuar për disa këngë të reja, të cilat mezi priste që t’i finalizonte, e më pas t’i  promovonte këngët në Radio Ejani. I tregova që i kam ndjekur këngët e tij që në vitit ’90 dhe do të ishte një ide mjaft e mirë, rikthimi në muzikë  dhe fjalët e tij që më nisi me mesazh janë;

“Pasioni është i çuditshëm Sava, edhe kur mendon se të ka braktisur, në fakt ai ende është aty dhe nuk të braktisë kurrë”.Xhelal Xheladini, lindi në Kumanovë, të Maqedonisë së Veriut më 25 dhjetor të vitit 1964. Studimet e mesme i kreu në vendlindje për të vazhduar më pas studimet universitare për ‘Gjuhë -Letërsi shqipe’ në Prishtinë dhe pas studimeve shkoi në Zvicër ku jetoi për tre dekada.Në fillim të viteve  ‘80-të ai ishte anëtar i grupit  “Dashuria” si kitarist, një grup i cili përbëhej nga Florin Junuzi vokal, Hidaver Osmani dhe Agron Ismaili. Eksperiencat e para të krijimtarisë së tij muzikore, datojnë në fund të viteve ’70-të, ku me këngët “Nora” dhe “E pabesë”, melodi të cilat u kënduan më vonë si pjesë e albumit të parë të këngëtarit nga kumanova Hidaver Osmani,  patën mjaft sukses. Më vonë në mënyrë të vazhdueshme ai krijoi edhe për artistë tjerë të njohur.Autor, kompozitor, interpretues, krijues mbi 100 këngëve, Xhelal Xhaladini është dhe kantautor i këngës legjendare “Aterim brutal në realitet”, apo siç e njohim të gjithë me vargjet  e saj  “Çdo natë në ëndërr më vjen”, këngë e cila përmes videoklipit të realizuar nga drejtori i fotografisë shqiptare Stefan Gajo në vitin 1996, fitoi popullaritet të madh kudo.Me produksionin muzikor “Albanota”, Xhelal Xheladini publikoi  tre albume: “Fjalë nga zemra” e vitit 1993, “Odisea” e vitit 1995, “Koncerti i lotëve” e vitit 1998. Në vitin 2002 në bashkëpunim me krijuesin dhe muzikantin e njohur nga Shkupi Artan Kastrati, ai inçizoi këngën  “Silueta”, e cila rikonfirmoi stilin e tij të veçantë muzikor. Gjatë viteve ‘90-të, Xhelali ka qenë redaktor dhe më pas kryeredaktor në revistën e njohur “Globi” me seli në Zvicër, revistë e cila shpërndahej në të gjithë shtetet e perëndimit. Shkrimi gjithmonë ka qenë pasion i tij,  pasion i cili u zotërua me mjeshtëri edhe në zhanrin e romaneve. Në vitin 2009, shtëpia e njohur botuese “ALBAS” në Tiranë, botoi romanin e parë të Xhelal Xheladinit “7 ditë në qiell”, roman që mban totalisht vulën e tij filozofike, humaniste.Ky roman është pjesë e librave në bibliotekën “Bibliomond” të qytetit të Neuchatelit në Zvicër. Duke vijuar me shkrimin e “Audicioni rokambolesk”, një pjesë teatrore unike, me theks të veçantë humori, që ish një tjetër  pasion i tij, në vitin 2016 emri i tij si krijues figuron në librin “Leksikon i autorëve shqiptarë në Zvicër” të autorëve Besnik Camaj dhe Shefqet Dibrani.Ai ishte përkthyes i certifikuar në Zvicër për gjashtë gjuhë,  praktikues i oratorive të shkëlqyera, njeri i kultivuar, artist që kaloi herët kufijtë shqiptarë. Pas një sëmundje të rëndë, artisti Xhelal Xheladini ka ndërruar jetë në Neuchâtel (Zvicër) më 23 shkurt. Miku i tij i fëmijërisë Hidaver Osmani ka ndarë një intervistë për Radio Ejani, ku ka treguar rreth jetës artistike, miqësisë së tyre, etj.Përshëndetje Hidaver! Faleminderit që pranove të ndaje me ne, disa kujtime për artistin Xheladini!Përshëndetje. Unë jam pjesëtar i grupit “Dashuria” që u krijua në vitin 1983 në Kumanovë, grup i cili përbëhej nga unë Hidaver Osmani, Agron ismaili, Florin Junuzi në vokal, si dhe Xhelal Xheladini i ndjeri kitarist. Këtë grup e krijuam në ato fillime të adoleshencës. Si fillim morëm pjesë nëpër mbrëmje të ndryshme muzikore, ku këngët i këndonim së bashku, kompozimet i shkruanim vetë, por autor i teksteve të shumta ka qenë i ndjeri sot, shoku ynë Xhelal Xheladini. Me tekstin e tij kemi krijuar këngët tona që i këndonim në ato vite. Në vitin 1983 grupi jonë “Dashuria”, inçizoi një këngë në Prishtinë  që quhej “Dashuri”, e më vonë ajo këngë doli e suksesshme. Me Xhelalin jemi rritur bashkë në një lagje, luanim, kompozonin me kiratë, ai shkruante pasi kishte tepër aftësi të veçanta për poezi. Më vonë ai u regjistrua në Prishtinë në degën e “Gjuhës shqipe”, ndërsa unë për muzikë. Edhe aty mbanin mbrëmje të ndryshme muzikore për studentët.Na trego disa nga kujtimet tuaja me artistin e ndjerë Xhelal Xheladini, si koleg, si mik, e si artist.Kemi qenë gjithmonë në kontakt me Xhelalin edhe pse jeta na ndau. Ai pas studimeve iku në mërgim, aty ku jetonte, vepronte, ku edhe formoi një shoqatë, e ishte redaktor i një gazete. Gjithashtu ai publikoi edhe një libër në Tiranë. Mbanim kontakte në fillim nëpërmjet letrave, internetit, e më pas takoheshim kur ai vinte në Kumanovë. Flisnim edhe para se të publikohej për këngën e tij që u bë “hit”më pas  me titull “Aterim brutal në realitet”, të cilën ai e regjistroi në Kumanovë. Kënga ishte perfekte dhe teksti fenomenal.Faleminderit që ndave këto kujtime të mikut tënd të ndjerë Xhelal Xheladini!Faleminderit ju, si dhe të gjithë adhuruesve të të ndjerit Xhelal Xheladini, të cilëve do u thoja, që të mos i harrojnë këngët e tij, por t’i dëgjojnë sepse ja vlen. Ka vërtetë çfarë të dëgjosh në ato këngë.***Artisti Xhelal Xheladini u nda nga jeta nga një sëmundje e rëndë, duke lënë pas, fëmijët,  bashkëshorten, familjarët, miqtë e të dashurit e zemrës,e duke u larguar nga kjo jetë, pa e gëzuar suksesin e krijimeve të tij të fundit.“Vetëm muzika posedon fuqinë për të na transportuar në qendër të emocioneve, vetëm ajo e kthen një ditë të zymtë në një ditë me diell…..Nën lundrimet e tingujve për pak çaste ‘dy botërat takohen’, duke na e sjellë të kaluarën, kujtimet dhe njerëzit që nuk janë më.”Kjo është një nga frazat e këngëtarit Xhelal Xheladini, tashmë artisti i ndjerë, i cili me artin e tij do të ngelet i përjetshëm tek adhuruesit e muzikës së tij. Publiku shqiptar do e kujtoj gjithmonë me hitin e tij të viteve  ’90, shfaqur në programin e atëhershëm satelitor të Televizionit publik shqiptar TVSH, me këngën “Aterim brutal ne realitet”. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij! Prehu në paqe Xhelal Xheladini!Intervistoi: Sava Lena

 /aktoretshqiptare.com

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button