Vendi

“Ç’a ke që shef”- Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 18- vjeçarit në Shkozë, miku i tij dëshmon si nisi sherri mes të rinjve

Pas një sherri me thika midis dy grupe djemsh, një 18-vjeçar i quajtur Aurelio Dervishi ka gjetur vdekjen.

Nga ky sherr i përgjakshëm i mbrëmjes së diel janë zbardhur detaje të reja.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:50, te rrethi i Shkozës dhe dyshohet se janë përfshirë 5 persona.

Autori dhe grupi i të rinjve që janë konfliktuar janë larguar nga vendngjarja fill pas krimit, ndërsa ende nuk janë kapur nga policia. Nga të dhënat paraprake mësohet se agresorët i kanë bërë shenjë makinës ku lëvizte viktima, Aurelio Dervishi, si pasagjer që të ndalonte, por shoferi nuk është bindur.

Dyshohet se konflikti me thika midis grupeve të të rinjve ka nisur pas një debati të çastit për motivin “Ç’a ke që shef?!”.

Sipas të dhënave paraprake ka pasur një konflikt fizik mes tyre ku një prej të rinjve ka qëlluar me thikë në gjoks 18-vjeçarin. Më pas të rinjtë dyshohet se janë larguar në drejtim të Unazës Lindore me një mjet tip ‘Tiguan’.

Policia ka ngritur disa postblloqe për kapjen e autorëve, por deri më tani nuk ka rënë në gjurmët e tyre. Grupi hetimor ka marrë në pyetje dhe shoferin e automjetit tip ‘Audi’ me te cilin po udhëtonte viktima, ndërsa ai ka pohuar se nuk i njihte autorët. Sipas tij, personat që ndodheshin në makinën tjetër i kanë thënë ‘pse na shikoni’. Policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë dhe arrestimin e autorëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button