Bota

Bretkosat në rrezik/ Francezët nuk ngopen, alarmohen ambientalistët, peticion Macron-it

Nepsi i madh i francezëve për të konsumuar këmbët e bretkosave po rrezikon amfibët në Azi dhe Evropën Juglindore, dhe si rrjedhojë ka efekte shkatërruese për natyrën.

Më shumë se 500 ekspertë nga grupet kërkimore dhe veterinerë i kanë bërë thirrje presidentit Emmanuel Macron, t’i japë fund mbi shfrytëzimit.

Bashkimi Evropian importon çdo vit 80 deri në 200 milionë bretkosa që vijnë nga popullata të egra në Indonezi, Turqi dhe Shqipëri, si dhe nga fermat në Vietnam.

Teksa Franca është vendi që konsumon më tepër.

“Praktika nuk është aspak në përputhje me strategjinë evropiane për jetën e egër”, argumentojnë ekspertët, duke shtuar se popullatat natyrore të bretkosave në Evropë mbrohen sipas ligjit por ende tolerohet grumbullimi në miliona nga vende të tjera.

Në letrën drejtuar kreut të qeverisë, aktivistët theksojnë se bretkosa e lumit me fashë është zhdukur nga importet tregtare në vend, ndërsa dy specie më të zakonshme, bretkosa që ha gaforre dhe bretkosa e fushës së orizit, kanë qenë në rënie për shkak të kushteve natyrore apo veprimtarisë së njeriut.

Mirëpo këto amfibë janë të ngarkuar me role të rëndësishme në ekosisteme dhe në ferma. Larvat e tyre mund të përmirësojnë cilësinë e ujit në pellgje dhe bretkosat mund të ndihmojnë fermerët të përdorin më pak pesticide.

Ato gjithashtu mund të ndihmojnë në frenimin e sëmundjeve infektive duke ngrënë mushkonja.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button