Vendi
Breshëri shashkash dhe tymuesesh ndaj bashkisë së Tiranës
Një tjetër protestë po zhvilohet sot përpara bashkisë së Tiranës nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, deputetë të opozitës dhe mbështetës të Rithemelimit.
Kjo është protesta e katërt pas arrestimit me urdhër të SPAK të disa ish-drejtorëve të kësaj bashkie për dosjen 5D.
Në protestën e sotme morën pjesë qytetarë dhe përfaqësues të opozitës.
Protestuesit kanë qëlluar në drejtim të bashkisë me shashka dhe tymuese, ndërsa këshilltarët e opozitës po udhëheqin protestën, ndërsa kërkojnë të marrin informacion në lidhje me kërkesën e tyre për të mbledhur këshillin bashkiak për çështjen e drejtorëve të arrestuar. Ndërkohë policia ka marrë masa për mbarëvajtjen e protestës./oranews.tv