Life&Gossip

Bes Kallaku flet për “izolimin”: Jam në habitatin tim, e shoh si një projekt afatgjatë! Ka kaluar pritshmëritë

Bes Kallaku, kreyplaku i spektaklit më të ndjekur në Shqipëri “Ferma VIP, i është bashkuar studios së “Vizioni i Pasdites” me moderatoren Brikena Prifti.

Ai ka ndarë emocionet dhe përjetimet gjatë rrugëtimit të tij në “Ferma VIP”, që në nisje të spektaklit.

Besi thotë se është përshatur lehtësisht me formatin për faktin se është rritur në fshat dhe i njeh punët e fshatit.

Bes Kallaku: Unë jam në habitatin tim aty. Ferma është ai lloj produkti, ose ai lloj projekti të cilin unë e kam pritur dhe kam dashur gjithmonë të jem pjesë e një show te tillë. Unë kam jetuar deri në moshën 21-vjeçare në Bubq dhe përshatja ime ka qenë e jashtëzakonshme. I di të gjitha punët e fshatit, të kosit, të ngarkoj… kishim sfidë të ndërtonim mullar. Ajo që do t’i them produksionit është që t’i mësojë si ngarkohet gomari me jonxhë ose bar. Unë ndihem si në shtëpinë time, jo vetëm sa i përket Fermës, por edhe sa i përket produksionit dhe Vizion Plus. Ndihem shumë mirë dhe me fermerët, shumicën e tyre i njoh, i kam shokë e miq jashtë. Jemi më shumë shokë aty brenda. Ferma ka kaluar pritshëmritë e mia dhe jo vetëm, ka kaluar edhe pritshmëritë e publikut. Nuk ka banalitet, sherre idiote dhe zharrgon më tepër se sa rrugësh. Është diçka e pastër, diçka e natyrshme. Mbase dhe për faktin se fshati, natyra, kafshët janë terapi më vete. Ferma është ajo që unë kam pritur deri dje dhe sot jam pjesë e saj.

Besi tregon edhe takimin me producenten e spektaklit, Holta Dulaku, e cila i prezantoi projektin.

Bes Kallaku: Takimin e parë me Holtën e kemi pasur të tillë. Unë nuk e dija…kur më është prezantuar projekti mendoja se do isha në rolin e prezantuesit. Kur jemi takuar me Holtën, ajo është ulur me mua për të më bërë pjesë të fermerëve. Pastaj arritëm një pikë, ku u takuan bashkë mendimet. Do kisha dashur të isha fermer, por nëse do isha fermer do isha vetëm këtë sezon, sezonin e ardhshëm nuk do isha pjesë. Për faktin se ferma është habitati im, e shoh si një projekt afatgjatë.

Teksa flet për karrierën e gjatë në televizion, Bes Kallaku thotë se të gjithë kanë ëndrra, por varet sa punojnë për t’i realizuar. Në këtë pikë që ndodhet, ai ndihet i plotësuar dhe i lumtur.

Bes Kallau: Ka dhe lot gëzimi kur ti ke arritur aty ku s’ta merr mendja. Pa qëllime, pa “goals” ëndrrat ngelin thjesht ëndrra. Dhe secili prej nesh ka një ëndërr. Varet se sa do ti ta realizosh ëndrrën tëndë. Unë nuk kam gjithçka që dua, por dua gjithçka që kam. Njësia matëse e pasurisë për Besin është lumturia. Sa i lumtur je./vizionplus.tv

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button