Bën kaq nxehtë, sa Toka rrotullohet më ngadalë
Marco Cattaneo
Për shumë mijëvjeçarë, njerëzimi e ka matur kohën bazuar në rrotullimin e Tokës. Një ditë zgjat 24 orë, nga 60 minuta secila. Dhe çdo minutë zgjat 60 sekonda. Por djalli, siç e dimë, fshihet në detaje.
Dhe lëvizja e planetit rreth boshtit të saj nuk është aspak e qëndrueshme, në shkallën kohore gjeologjike. Kështu, me ardhjen e orëve atomike, që nga viti 1972 na është dashur të “rregullojmë” kohën duke shtuar herë pas here një sekondë të brishtë, në kohën e meridianit të Grinuiçit, për ta mbajtur atë në linjë me ditën diellore.
Sekonda e radhës e kërcimit pritej për vitin 2026. Por sipas një analize të publikuar në Nature, shkrirja e shtresave të akullit për shkak të ndryshimeve klimatike po bën që rrotullimi i Tokës të ngadalësohet në një masë të tillë, që po e shtyn atë me tre vjet, në 2029. Për herë të parë, për më tepër, do të jetë një sekondë më pak, dhe jo më shumë.
Kohëzgjatja e ditës varet nga disa faktorë, të tillë si tërheqja e Hënës në oqeanet ose rrymat në bërthamën e shkrirë të planetit. Dhe të dhënat satelitore tregojnë se që nga vitet 1990 planeti ynë është bërë më pak sferik, sepse akulli i Antarktidës dhe Grenlandës, duke u shkrirë, e ka zhvendosur masën e vet drejt ekuatorit. Është kjo rrjedhje e ujit larg boshtit që ngadalëson rrotullimin e saj.
Sigurisht, një sekondë… që nuk do të jetë kurrë. Në realitet, në një botë të bazuar në sisteme kompjuterike, për shembull për vendndodhjen gjeografike, pasaktësia në matjen e kohës mund të shkaktojë probleme serioze.
Për ekspertët, shqetësimi kryesor është se do të ketë efekt negativ dhe kodet ekzistuese nuk e marrin parasysh këtë, komenton Elizabeth Donley, nga Instituti Kombëtar i Standardeve dhe Teknologjisë në Boulder, Kolorado.
Kemi gjithë kohën për ta kuptuar, por kjo sekondë e vogël është një tjetër shenjë se sa shpejt po ndryshon planeti para syve tanë. / bota.al