Vendi

Balla: Ekspozimi i armëve në rrjete sociale, kërkon angazhimin maksimal të policisë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla vlerësoi sot operacionin e Policisë së Durrësit, e cila përmes monitorimit të rrjeteve sociale ka identifikuar shtatë persona në moshë të re si posedues armësh zjarri.

Balla u shpreh se armëmbajtja pa leje nga të rinjtë dhe ekspozimi i armëve në rrjete sociale, kërkojnë angazhim maksimal të Policisë së Shtetit, për evidentimin dhe goditjen e tyre.

Policia e Durrësit finalizoi operacionin “Qitësit”, në kuadër të së cilit u vunë në pranga 6 shtetas dhe u procedua penalisht 1 i mitur, pasi mbanin armë zjarri (kallashnikov) pa leje dhe kryenin qitje gjatë natës, me qëllim postimin e videove në TikTok.

Në pranga u vendos edhe babai i njërit prej të arrestuarve, pasi në banesë iu gjet një tjetër armë zjarri.

Në kuadër të këtij operacioni, Policia sekuestroi 2 armët e zjarrit, 2 krehra, rreth 500 fishekë luftarak, 8 celularë dhe 2 automjete. Video

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button