Vendi

Balla: Dyfishim i penalitetit për shkeljet rrugore në afërsi të shkollave, kamera në akset pranë tyre

“Të rrisim penalitetet për shkeljet në kodin rrugor në afërsi të perimetrit të sigurisë në shkolla”, paralajmëroi sot ministri i Brendshëm Taulant Balla, i pranishëm në aktivitetin “Promovimi i Udhëzimit të Shkollave të Sigurta”.

Ai tha se penaliteti duhet të jetë të paktën 2-fish më i lartë, pasi ndodhemi shumë pranë një vepre penale.

“Kur ti shkel sigurinë në afërsi të një shkolle, s’mund të marrësh vetëm një gjobë normale dhe ulje pikësh. Nëse ti kalon  me shpejtësi pranë një shkolle, je në limitet e një vepre të rënde penale. Natyrshëm do të jetë Kuvendi i Shqipërisë që do ta shqyrtojë këtë. Unë jam 1 nga 140 votave që duhet ta vlerësojnë këtë, pasi duhet të jenë 71 vota që ta miratojnë këtë. Duhet të jemi të ashpër ndaj çdo shkelësi të qarkullimit rrugor pranë shkollave”, tha Balla.

“Nëse ti i drejton në mënyrë të papërgjegjshme furgonin, autobusin me nxënës, duhet të gjobitesh të paktën 2-fishin e asaj që do ishte gjoba normale. Ai është mjet i një rëndësie të veçantë, për të mos thënë mjeti më i rëndësishëm”, vijoi Balla.

Ministri Balla paralajmëroi dhe vendosjen e kamerave në akset rrugore në afërsi të shkollave.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button